Umberto Eco: Jemi në luftë deri në fyt

Filozofi dhe shkrimtari Italian Umberto Eco i ka krahasuar xhihadistët e IS me nazistët, sepse “kanë të njëjtën dëshirë apokaliptike për të sunduar botën”. 

Bota

08/01/2015 23:49

Nuk do të ishte e drejtë që të flitet për të gjithë myslimanët në bazë të IS-it, sikundër që nuk do të ishte korrekte të vlerësohet krishterimi në bazë të metodave me të cilat është shërbyer Cesare Borgia, tha Eco për të përditshmen italiane Corriere della Sera.

“Por, mundet me siguri të flitet për IS-in, I cili është formë e re nazizmit, për sa i përket metodave të shfarosjes dhe dëshirës apokaliptike për të sunduar tërë botën”, tha ai pas sulmit ndaj redaksisë së javores satirike Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona duke brohoritur “Allahu Akbar”.

“Lufta është duke u zhvilluar dhe ne jemi në të deri në fyt”, mendon Umberto Eco, i cili të hënën kremtoi  83 vjetorin e lindjes, ndërsa të premten do të botojë librin e ri të fiksionit politik të viteve  të 90-ta, që e ka pagëzuar “Numero Zero” (numri zero).

Gjendjen e tashme Eco e ka krahasuar me bombardimet në kohën e Luftës së Dytë Botërore, të cilat I ka përjetuar në rininë e tij, kur “bomba të kërcënonte çdo moment”.

Ai përkujtoi problemin e migrimit masiv para 30-të vjetëve, kur ka shkruar se “nëse nuk gjejmë ekuilibrin e ri, do të rrjedhë gjaku”.

“Civilizimi perëndimor, pa marrë parasysh se a ka apo jo forcë ta mbështesë atë proces, ai gjendet para një procesi kolosal të shpërnguljeve, siç ka ndodhur në civilizimin romak”, tha Eco.