Ultimatum për Seedorfin

Clarence Seedorf është në rrezik. Nëse dy ndeshjet e radhës kundër Lazios dhe Fiorentinës shkojnë keq, aventura e trajnerit holandez në bankinën e Milanit, mund të përfundojë pas vetëm 71 ditësh, raporton Mediaset. Milani është në pozitë të tmerrshme në Serie A, i 11’ti me 40 pikë më pak se lideri Juventus, kurse javën e…

Sport

18/03/2014 14:22

Clarence Seedorf është në rrezik. Nëse dy ndeshjet e radhës kundër Lazios dhe Fiorentinës shkojnë keq, aventura e trajnerit holandez në bankinën e Milanit, mund të përfundojë pas vetëm 71 ditësh, raporton Mediaset.

Milani është në pozitë të tmerrshme në Serie A, i 11’ti me 40 pikë më pak se lideri Juventus, kurse javën e kaluar u eliminua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Tifozët kanë filluar të kontestojnë ekipin, jo Seedorfin. Mirëpo, kjo nuk mjafton pasi presidenti Silvio Berlusconi duket se është penduar për angazhimin e tij, dhe mund të mos e përfundojë edicionin aktual.

Alternativa të përkohshme për pasardhës të tij deri në fund të kampionatit janë Mauro Tassott dhe Filippo Inzaghi.

Berlusconi ka insistuar se Seedorf nuk është në diskutim, mirëpo deklaratat e tij nuk janë duke gjetur konfirmim.