Ulreich thyen heshtjen, ja çfarë thotë pas gabimit ndaj Real Madridit

Sven Ulreich ka reaguar pas gabimit në barazimin 2:2 me Real Madridin.

Sport

02/05/2018 11:34

Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich ka reaguar pas gabimit në barazimin 2:2 me Real Madridin që e eliminoi skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ulreich nuk e kontrolloi topin te goli i dytë nga Karim Benzema që doli të jetë vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar dëshpërimin e eliminimit nga Liga e Kampionëve”, shkroi Ulreich në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

“E deshëm shumë finalen dhe e kemi dhënë maksimumin por ndodhi një gabim. Nuk mund ta shpjegoj, më vjen keq, për ekipin dhe për ju, tifozë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/