Ulja heroike e këtij piloti ka habitur të gjithë (Foto/Video)

Këto pamje të pabesueshme tregojnë se si një pilot ia del të bëjë një ulje emergjence, ndërkohë që breshëri me kokrra sa një top golfi i kishte dëmtuar xhamat e dritareve.

Fun

31/07/2017 22:56

Kapiteni ukrainas Alexander Akopov punon për kompaninë turke AtlasGlobal.

Ai ka marrë titullin “Urdhri i Guximit” nga Ukraina për trimërinë e treguar.

Akopov shpëtoi 121 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit duke e ulur avionin Airbus A320 mes erës, shiut dhe breshërit në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Ai nuk shihte asgjë nga dritarja, ndërkohë që pasagjerët kishin nisur të qanin dhe të luteshin. /Lajmi.net/