Uliksi, fansi më i madh i Adelinës! Kështu e priti në prapaskenë

Pas shumë kohësh, këngëtarja Adelina Ismaili u shfaq në skenë mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

ShowBiz

17/11/2017 23:43

Diva e estradës ishte e shoqëruar në koncert nga motra e saj Zanfina dhe djali, Uliksi, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të performancës së saj, si çdo herë ishte koha për fotografi, e këtë herë Adelina kishte ndarë një imazh bashkë me ata që e përkrahën.

Gazetarja Sasa Hoda ka publikuar një fotografi në rrjete sociale në të cilën shihet bashkë me Adelinën, Zanfinën dhe Uliksin e vogël.

Djali i saj i cili në këtë imazh duket si një fans i nënës së tij, është ai për të cilin Adelina tash e një kohë i ka munguar skenës pasi i është përkushtuar tërësisht rritjes së tij. /Lajmi.net/