Ulësja në OKB do të forconte edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Një ulëse e siguruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të forconte edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Lajme

29/08/2018 21:25

Sipas analistëve, pranimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare e bën anëtare me të drejta të barabarta si shtetet e tjera në botë.

Presidenti i Kosovës në vazhdimësi ka deklaruar se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundimisht do të siguronte ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të mundësonte integrim më të shpejtë euroatlantik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një ulëse e siguruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të forconte edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke e bërë të barabartë me shtetet tjera në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas analistit, Ramush Tahirit me sigurimi e ulëses në OKB përfundon edhe çështja e shtetësisë së Kosovës, derisa Kosova do të bëhet anëtare të drejta të barabarta si shtetet tjera në botë.

” E bënë shtet të Kombeve të Bashkuara dhe e bënë të barabartë me shtetet tjera, subjekt ndërkombëtar dhe gjithashtu në një formë e ka të garantuar përfaqësimin ndërkombëtarë, sovranitetin dhe integritetin territorial, në të gjitha vendet që e shpallin pavarësinë … nuk është ndonjë pengesë “, tha Tahiri për Rtk.

Të njëjtën gjë e thotë edhe analisti tjetër, Finsik Halimi. Por se sipas Halimit ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të krijonte në diferencë të madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

” Kjo diferencë të madhe. Ulësja është e domosdoshme. pse ka diferencë të madhe sepse ulësja me kufirin aktual nënkupton një shtetësi afatgjate të Kosovës, ulësja me këta kufij e ndryshuar nënkupton preludin e një bashkimi me Shqipërinë ashtu sipas mendimit tim donë duhej të ishte dhe ashtu do të bëhet”, tha Halimi.

Megjithatë, Ramush Tahiri thotë aktualisht anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë mund ta pengojë mungesa një konsensusit në Këshill të Sigurimit.

” Momentalisht e pengon moskonsensusi në Këshill të Sigurimit, d.m.th vota e Kinës dhe Rusisë e pengon e dyta e pengon mosekzistenca e marrëveshjeve me fqinjët se duhet të mos ketë probleme në këtë rast ne na ka mbet me Serbinë që të rregullojmë çështjen e kufirit dhe delimitimi me kufirin”, shtoi Tahiri.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës në vazhdimësi ka deklaruar se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundimisht do të siguronte ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të mundësonte integrim më të shpejtë euroatlantik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.