Ukrainë, vritet komandanti që e kishte idhull Putinin

Aleksej Mozgovoj, një nga komandantët e njësiteve proruse në lindje të Ukrainës, është vrarë së bashku me gjashtë bashkëpunëtorë të tij.

Bota

24/05/2015 11:56

Zyra për shtyp e rajonit të Lluhanskut ka njoftuar se Mozgovoj, lider i batalionit “Prizrak”, është vrarë pasi xhipi i tij është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Incidenti ka ndodhur pranë qytetit Alçevsk, rreth 30 kilometra larg vijës së frontit.

Ky ishte atentati i dytë ndaj tij, pas atij në fillim të marsit, kur pati shpëtuar me plagë të lehta trupore.

Mediat shkruajnë se Mozgovoj ishte i fascinuar me presidentin rus, Vlladimir Putin dhe ëndërronte që një ditë të pinte shampanjë me të.