Ukrainë – Kosovë, ndeshja nuk luhet në Poloni, kjo është arsyeja

Federata e Futbollit të Polonisë nuk i ka dhënë lejen Ukrainës që ndeshjen me Kosovën ta zhvillojë në Krakov.

Sport

30/09/2016 19:29

Edhe pse dukej punë e kryer, tani Federatës së Futbollit të Ukrainës i duhet të gjejë një tjetër lokacion tjetër për të zhvilluar ndeshjen me Kosovën, më 9 tetor.

“Newsone” bazuar në burimet e veta, shkruan se sot Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë një letër, në të cilën i refuzohet zhvillimi i ndeshjes në Poloni, përcjell Lajmi.net.

Është Ministria e Punëve të Brendshme të Polonisë që i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Polonisë që t’i ndalojë Ukrainës zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Krakov, shkaku i provokimeve që mund të vijnë nga tifozët.

“Kam dëgjuar se ka pasur disa vështirësi në negociatat e ndeshjes në Krakiov, por informacion në lidhje me ndalimin apo lejimin e ndeshjes nuk mund të jap”, ka thënë një anëtar i komitetit ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Ukrainës për “Newsone”, përcjell Lajmi.net.

Tani Ukrainës i duhet të mendojë një destinacion tjetër për këtë ndeshje, dhe Turqia besohet të jetë opsioni më i favorshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.