Ukraina “Perëndimore”

Ukraina sot u përfshi në protestat më të mëdha pro-europiane ndaj të cilave policia u detyrua të përdorte forcën. Në shtetin që është aleati më i madh rus, u bart flamuri amerikan dhe u rrëzua një statujë e Leninit.

Lajme

19/01/2014 21:53

Bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rrëzuan statujën e simbolit të komunizmit, Leninit, në mes të Kievit.

Ukraina sot u përfshi në protestat më të mëdha pro-europiane ndaj të cilave policia u detyrua të përdorte forcën.

Mijëra protestues anti-qeveritarë u përleshen me policinë, trazira të cilat rezultuan me dhjetra të lënduar. Protestuesit që bartnin kapela të forta dhe maska gazi janë duke kundërshtuar legjislacionin e ri anti-europian.

Në protesta ka marrë pjesë edhe lideri i opozitës, ish kampioni botëror i boksit, Vitali Klitchko. Edhe ai ka qenë pjesë e përleshjes me policinë.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovich, është pajtuar që të ulet dhe të bisedojë me opozitën në përpjekje për t’i ndalur protestat.

\"u1\"

\"u2\"

\"u10\"  \"u4\"

\"u7\"  \"u9\"