Ukraina nuk i tërheq trupat pa u tërhequr Rusia

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se Kievi nuk do t’i tërheqë trupat nga vija e frontit në lindje, derisa armëpushimi të mos zbatohet plotësisht.

Bota

21/09/2014 16:37

Andriy Lysenko ka thënë se dy ushtarë janë vrarë dhe së paku tetë të tjerë janë plagosur gjatë dy ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit, raporoton REL.

“Nëse forcat e Ukrainës tërhiqen, një gjë e tillë do të bëhet në të njëjtën kohë me tërheqjen e trupave ruse”, ka thënë Lysenko.

Rusia nuk pranon se ka trupa në Ukrainë, kurse sipas shumë vlerësimeve në Ukrainën lindore janë rreth 4,000 trupa të rregullta ruse, pa llogaritu këtu vullnetarë të ndryshëm që luftojnë në anën e rebelëve pro-rusë.