Ukraina në flakë, Presidenti në pushim

Presidenti i Ukraninës, Viktor Yanukovych, ka marrë pushim mjekësor pasi ka disa probleme me frymëmarrje dhe gjithashtu ka pasur temperaturë të lartë. Nuk dihet deri kur do të zgjasë ky pushim, e në anën tjetër vendi i tij është përfshirë në protesta të mëdha.

Bota

30/01/2014 22:17

Presidenti i Ukraninës Viktor Yanukovych ka marrë pushim mjekësor përderisa kriza në vendit e tij vazhdon pa asnjë shenjë për zgjidhje.

Një deklaratë ë lëshuar nga presidenca thotë se Yanukovych ka marrë pushim pasi që ka probleme me sëmundjen të frymëmarjes akute dhe gjithashtu ka temperaturë të lartë.

Nuk ka ndonjë informacion se sa do të mund të zgjaste pushimi i tij mjekësor. Ai qe dy muaj ka qenë nën presion, pasi që një numër i madh i protestuesve kanë kërkuar dorëheqjen e tij, shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme dhe kërkesa të tjera.

 

Në një seri të veprimeve, duke u munduar që të gjendte zgjidhje krizës në vend, parlamenti këtë javë ka votuar që të hidhen poshtë ligjet e ashpëra anti-protestave.

Yanukovych i duhet që formalisht të nënshkruaj këtë apel. Ai këtë javë gjithashtu ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të tij, por protestuesit nuk e kanë ndërmend që të ndalin protestat e tyre.