Ukraina mposhti Kosovën, tani kërkon diçka tjetër

Federata Ukrainase e Futbollit ka një kërkesë pas ndeshjes ndaj Kosovës.

Sport

12/10/2016 15:44

Federata Ukrainase e Futbollit do të kërkojë nga UEFA dhe FIFA që ta regjistrojë golin e parë ndaj Kosovës në emër të Artem Kravets.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj Federate, Oleksandr Glyvynskyy.

Gjyqtari holandez, Kevin Blom, në kartonin e tij e ka shkruar këtë si autogol të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, i cili e devijoi topin që përfundoi në rrjetë, përcjellë Zëri.

Mirëpo, Federata Ukrainase, sipas Glyvynskyy, nuk është dakord me këtë interpretim dhe kërkon që goli t’i shënohet lojtarit të tyre.

Ukraina e mposhti Kosovën 3:0. përpos Kravets, shënuan edhe Yarmolenko e Rotan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.