Ukraina mobilizohet kundër Rusisë

Deputetët e Parlamentit të Ukrainës me shumicë votash kanë votuar pro mobilizimit të këtij shteti ndaj ndërhyrjes ruse. Aleksandar Turcinov thotë se Rusia po shfaqë agresion në Krime dhe se nuk do ta njohë referendumin për shkëputjen e këtij gadishulli.

Bota

17/03/2014 12:52

Parlamenti i Ukrainës miratoi sot një mobilizim të pjesshëm për të t’ju përgjigjur “ndërhyrjes ruse në çështjet e brendshme të Ukrainës”, raporton Reuters.

Një dit pas referendumit në Krime, ku 96.8 për qind të qytetarëve atje votuar pro bashkimit me Rusinë, Parlamenti ukrainas me shumicë votash me 33 abstenime dhe me asnjë votë kundër, ka aprovuar këtë mobilizim.

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Ukrainës, Aleksandar Turcinov, ka deklaruar sot në parlament se referendumi i Krimes “është një farsë e madhe”.

Duke iu drejtuar deputetëve ukrainas për këtë mobilizim, ai ka thënë se Rusia po mundohet që me “agresionin në krime” të fshehë “një farsë të madhe të quajtur referendum”, e cila “asnjëherë nuk do të njihet nga Ukraina dhe bota e civilizuar”.

Sipas rezultateve përfundimtare, në referendumin për bashkimin e Krimes me Rusinë, kanë votuar 96.5 për qind të banorëve të këtij gadishulli.