Ukraina: Marrja e pronës serbe nga Kosova, e paligjshme

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandroviq, tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtetëzimin e pronës së regjistruar në emër të ish-Jugosllavisë e Serbisë  është i paligjshëm.

Bota

22/03/2017 16:41

“E ashtuquajtura Qeveri e Kosovës më 15 mars ka miratuar një vendim për marrjen e pronave që janë të regjistruara në emër të Serbisë dhe Jugosllavisë, në emër të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës,” ka thënë ai.