Ukraina fajëson Terryn

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ka thënë se problemet politike në vend kanë ndodhur edhe për fajin e mbrojtësit të Chelseas dhe Kombëtares angleze, John Terry. Yanukovych është duke u përballur me pakënaqësi dhe protesta pas vendimit për të suspenduar nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian. Protestat pro evropiane dhe anti-qeveritare kanë bërë…

Sport

02/01/2014 19:54

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ka thënë se problemet politike në vend kanë ndodhur edhe për fajin e mbrojtësit të Chelseas dhe Kombëtares angleze, John Terry.

Yanukovych është duke u përballur me pakënaqësi dhe protesta pas vendimit për të suspenduar nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.

Protestat pro evropiane dhe anti-qeveritare kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Yanukovichyt, ku rreth 800 mijë njerëz kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Protesta në Ukrainë

Kurse, Yanukovich gjatë një ‘monologu’ 70 minutësh, gjatë një pike kaloi disa minuta duke folur për golin e anuluar të Ukrainës në ndeshjen e Euro 2012 kundër Anglisë.

‘Goli’ nga Marko Devic u anulua pasi gjyqtarët vendosën se Terry arriti ta largonte topin para se ai ta kalonte vijën edhe pse xhirimet e përsëritura treguan të kundërtën dhe Anglia e fitoi takimin 1:0.