Ukraina bën Qeveri me protestues

Nesër pritet që Parlamenti ukrainas të votojë Qeverinë e re, e cila për Kryeministër mund të ketë Arseniy Yatsenyuk. Ndërkaq, në kabinetin e ri qeveritar, i cili do të jetë i përkohshëm, gjithashtu do të ketë aktivistë të cilët kishin protestuar në Maidan.

Bota

26/02/2014 21:18

Qeveria e re e përkohshme e Ukrainës është prezantuar sot para kampit më të madh të protestuesve në Kiev, në Sheshin e Pavarësisë ose ndryshe siç njihet Maidan.

Arseniy Yatsenyuk është nominuar që të bëhet Kryeministër.

Kabineti i cili do të votohet nga deputetetët nesër përfshin edhe aktivistët të cilët protestuan në Maidan.

Kjo qeveri do të përballet me sfida të mëdha, përshirë këtu edhe frikën për të bërë diçka për ekonominë e Ukrainës, e cila është duke u përballur me falimentim.

Në ndërkohë, ish-Presidenti Viktor Yanukovych  është vendosur në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë pasi që akuzohet për vdekjen e më shumë se 100 protestuesve, të cilët kanë protestuar në Maidan që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Sektretari  Amerikan i Shtetit, John Kerry, sot kishte kërkuar nga Moska zyrtare që ta respektojë integritetitin territorial të Ukrainës.

Komentet e tij vijnë pasi që Presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar që të dërgoheshin disa trupa në Rusinë qendrore dhe perëndimore, pikërisht në afërsi të kufirit me Ukrainën.