Ujkani në Serie B

Samir Ujkani pritet të largohet nga Genoa gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

03/01/2016 18:42

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, mund ta vazhdojë karrierën në Serie B.

Skuadra e Latinas është e interesuar për portierin kosovar dhe pritet të tentojë që ta transferojë atë në radhët e veta.

Sipas ‘tuttomercatoweb.com’, Latina kishte nevojë për angazhimin e një portieri me përvojë, pas lëndimit të Di Gennaros dhe për këtë pritet ta marrë përfaqësuesin kosovar, përcjell Zëri.