Ujkani: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rëndësishme dhe shumë emocionuese

Portieri Samir Ujkani është paraqitur me trajnerin Bernard Challandes në konferencën për shtyp para miqësores me Shqipërinë

Sport

28/05/2018 18:03

Përfaqësuesja e Kosovës nesër (e martë) përballet me Shqipërinë në Cyrih të Zvicrës.

Kapiteni i Kosovës në konferencë për shtyp përballjen me Shqipërinë e ka cilësuar të rëndësishme e po ashtu edhe emocionuese.

“Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme, sepse luajmë kundër vëllezërve tanë. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Po përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, ka deklaruar Ujakani./Lajmi.net/