Ujkani na emocionon të gjithëve me këtë postim para ndeshjes me Ukrainën (FOTO)

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka bërë një postim emocional në prag të ndeshjes me Ukrainën.

Sport

09/10/2016 16:01

Përfaqësuesja e Kosovës nga ora 18:00, zhvillon ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ujkani në Facebook, ka postuar tre fotografi të bashkëngjitura në një vend, që përshkruajnë historinë nëpër të cilën ka kaluar futbolli në Kosovë, për të arritur ku është sot.

“Unë biri yt Kosovë”, është përshkrimi që ka bashkëngjitur kapiteni.