Ujkani: Më falni, sot nuk ishte dita ime, por ishte dita e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosova dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4:3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Sport

13/11/2017 22:03

Djemtë tanë kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 90.

Gjatë ndeshjes, kapiteni Samir Ujkani u vërshëllye nga tifozët, por ai ka një përgjigje.

“Një ndeshje shumë e vështirë, na dhanë shumë momente të këqija Letonia. Kërkoj falje unë që hëngra dy gola për fajin tim. Një ditë shumë e vështirë për mua. Si grup treguam se mund të vazhdojmë edhe që nuk dorëzohemi kurrë”, tha Ujkani për SSK, raporton “GazetaOlle.com”.

“Falënderoj të gjithë lojtarët për përkrahjen, kur gjithë tifozët më vëshëllenin”.

“Goli i dytë rrëshqita, por të tretin me më sulmuar nuk po di. Trajektorja e topit ishte e çuditshme. OK ndodhi kështu, nuk ishte dita ime, por ishte e Kosovës”.

“Kënaqësi për mua që luajë për këtë vend, unë jam i pari që pranojë gabimet. Një pjesë e shikuesve normal që janë nervozuar, por pas ndeshjes më brohoritën, dhe ju kërkoj falje. Jam i lumtur që treguam karakter”.