Ujkani: Kur De Bruyne kthehet mbrapa, pse nuk duhet ta bëjnë këtë futbollistët e Kosovës?

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në një lidhje direkte në emisionin “Sportalk” me Vlera Jusufin në T7, ka treguar se trajneri i ri, Bernard Challandes, ka kërkuar nga lojtarët të fokusohen shumë në veçanti në aspektin defensivë.

Sport

25/03/2018 20:54

Ujkani mori shembull mesfushorin e Manchester City, Kevine de Bruyne, duke treguar se ka shumë raste kur edhe ai e bën të njëjtën gjë për Belgjikën.

“Po punojmë shumë në aspektin defensive”, u shpreh Ujkani. “Jo vetëm me mbrojtësit, por gjithë ekipi duhet të jetë mirë i ekuilibruar”.

“Shembull në ekipe të mëdha lojtarët kthehen mbrapa, De Bruyne nuk rrinë vetëm para me Belgjikën, edhe ai kthehet mbrapa për ta ndihmuar skuadrën. Edhe ne duhet ta kuptojmë këtë dhe të marrim këtë mentalitet, të mbrohemi si skuadër dhe të luajmë mirë”, deklaroi kapiteni. /Gazeta Express/