Ujkani: Kjo ndeshje tregoi se sa të pafat jemi

Samir Ujkani ka folur pas humbjes së Kosovës ndaj Ukrainës në takimin e vlefshëm për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Sport

06/10/2017 23:52

Përfaqësuesja e Kosovës humbi në shtëpi ndaj Ukrainës me rezultat 2-0, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Ka qenë një ndeshje që tregon se sa pa fat jemi si ekip”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

“Në tri ndeshjet e fundit kemi bërë paraqitje të mira, të organizuara mirë”.

“Në pjesën e parë kanë bërë dy-tri goditje. Më pas erdhën golat që i gjetën me fat. Është përvoja, por na nevojitet edhe fati”.