Ujkani: Kjo ndeshje e Kosovës më ka bërë të qajë

Samir Ujkani ka një kujtim emocionues.

Sport

19/11/2016 13:12

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka një kujtim emocionues.

Ai ka treguar se kishte qarë në ndeshjen e parë të Kosovës në miqësoren ndaj Haitit.

“Loja më e mirë e karrierës. Në këtë ndeshje ishte  hera e parë që ka pasur lot në sytë e mi”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com, përcjell “Lajmi.net”. ”

Stadiumi i Mitrovicës, ku kam familjen, ishte i mbushur, të gjithë duke kënduar, ishte një krenari e madhe, ne pamë se kishim bërë një hap përpara në historinë e vendit tonë”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.