Ujkani flet pas humbjes kundër Islandës

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se ekipa e Kosovës tregoi lojë fantastike.

Sport

24/03/2017 23:05

 

“Kemi luajtur shumë mirë, ata patën dy shanse dhe shënuan. E kemi ditur që Islanda ka ekip të mirë, treguam që luajmë futboll dhe do të vazhdojmë me mentalitetin tonë. Kemi qenë të pafat, por jemi rrugës së mbarë”, u shpreh Ujkani.

Kosova humbi 1-2 në ndeshjen ndaj Islandës. /Lajmi.net/