Ujkani feston rikthimin në Serie A

Portieri i Palermos, Samir Ujkani, me bashkëlojtarët e tij janë në festë. Skuadra siciliane ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian, Serie A.

Sport

04/05/2014 00:56

Portieri kosovar Samir Ujkani dhe bashkëlojtarët e tij nga Palermo kanë arsye për të festuar.

Skuadra siciliane ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian.

Pas fitores 0:1 në udhëtim te Novara, Palermo siguroi matematikisht promovimin në Serie A, duke zgjuar festë të madhe për tifozët, por edhe në mesin e futbollistëve.

Portieri i Kosovës, Ujkani, pa dyshim se është i lumtur me arritjen e objektivit, dhe ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku i shoqëruar nga disa bashkëlojtarë, shihet duke festuar promovimin në elitë.

Palermo siguroi rikthimin në Serie A, pesë xhiro para fundit, me bilanc prej 23 fitoresh, nëntë barazimeve dhe pesë humbjeve.