Ujkani bën thirrje për më shumë kujdes në pjesën e dytë

Samir Ujkani ka bërë thirrje për më shumë kujdes në pjesët e dyta.

Sport

12/11/2016 20:09

Kosova pësoi humbje 2:0 nga Turqia, dhe golat i pranoi në fillim të pjesës së dytë, pas disa lëshimeve në mbrojtje.

“Duhet të kemi më shumë kujdes në pjesën e dytë, për fat të keq i morëm golat në pjesën e dytë, me një rast të vogël ata shënuan gol. Sot ishim më të organizuar në krahasim me Kroacinë”, deklaroi Ujkani për SuperSport, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.