Uji shërues i Shalës së Bajgorës

Shala e Bajgorës përveç si atraksion turistik, uji natyral që buron aty po shihet si shërues i shumë sëmundjeve. 

Lajme

12/10/2014 20:59

Shala e Bajgorës e njohur tashmë si zonë turistike, po shërben edhe për diçka tjetër. 

Banorë të shumtë që nga orët e mëngjesit shkojnë atje për të marrë ujë, që sipas tyre është shumë i shëndetshëm dhe shërben për shërimin e shumë sëmundjeve.

“Ka qe një vit që vijmë rregullisht, një herë në 5-6 javë për të marrë ujë. Është shumë i pastër dhe i shëndetshëm. Për gurë kush i ka, po thonë që është shumë i mirë. Unë për vete vuaj nga thartina në lukth dhe shumë më ka bërë mirë”, thotë një person që po mbushte bidonët me ujë aty, raporton RTK.