Uji po shterret, politikanët po na fundosin

Qeveritarët tanë kanë filluar një fushatë të hershme elektorale, duke shfrytëzuar paratë e qytetarëve. Asnjëherë këta nuk e ndalin luksin, shëtitjet, darkat e drekat e shtrenjta, jetën e tyre luksoze dhe dëshirat e tyre personale.

Opinion

10/04/2017 16:00

Kohëve të fundit po shohim se në media, por besa edhe në qytete, fshatra e rrugë të ndryshme po shëtitën e po bëjnë kampanjë ose më mirë të them fushatë të hershme zgjedhore me para të popullit, me vetura zyrtare “kinse po shkojmë t’i qajnë hallet ose t’i dëgjojnë problemet e qytetarëve”.

Këta shëtisin e shesin mend, por qytetari vuan për një kafshatë goje. Tani iu ka ra ndërmend për ne, tani “kinse po dëgjojnë hallet e tyre a deri dje çka kanë bërë për ne.

Një gjë duhet kuptuar o ju pushtetarë që e keni timonin e anijes në dorë e po na fundosni në mes të një oqeani. Por mos harroni se herët apo vonë ne do të dalim në breg dhe do të shpëtojmë nga ju duke vendosur vetë për fatin tonë. O sot o kurrë kjo qeveri dhe këto lloj qeverisjesh duhet ndryshuar, duhet të vijnë njerëz që ia donë të mirën këtij shteti.