Uji përshpejton aktivitetin e trurit

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për organizimin për një sërë arsyesh.

Lifestyle

26/09/2016 21:36

Ai është jetësor për zhvillimin e jetesës dhe për mirëfunksionimin e disa organeve, veçanërisht të veshkave.

Një studim i Universitetit të Londrës Lindore lidhi efektet pozitive të ujit edhe me një pjesë të trupit, ku ndikimi i tij nuk njihej më parë.

Sipas studiuesve, shuarja e etjes me një gotë ujë, në vend të një lëngu tjetër, e bën trurin që të punojë deri në 14% më shpejt.
Studimi universitar u realizua mbi 34 meshkuj dhe femra, të cilat pranuan që t’i nënshtroheshin një testimi disa-ditor.

Ata duhet të kryenin të njëjtat testime mendore, pas zgjimit dhe mëngjesit, shkruan albeu, transmeton Klan Kosova. Herën e parë, hanin një mëngjes të zakonshëm, me drithëra dhe qumësht, por pa e shoqëruar me ujë, ndërsa herën e dytë përsërisnin të njëjtin eksperiment duke konsumuar ujë pas ngrënies.

Skanimi i trurit, në zgjidhjen e ushtrimeve mendore, tregoi se në rastin e dytë, atëherë kur subjektet pinin ujë, truri shfaqte një rritje të ndjeshme të aktivitetit të tij, duke qenë në gjendje që të zgjidhte mesatarisht 14% më shpejt problemin e paraqitur.