Uji i vërshimeve i merr një fëmijë, humb jetën 7 vjeçari (Video)

Tragjedia ka ndodhur sot, në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës në Maqedoni, ku 7-vjeçari, Almir Zendeli ka humbur jetën teksa po shkonte në shkollë me të vëllain 8-vjeçar.

Lajme

06/02/2015 23:59

Fëmija vdiq pasi u rrëmbye nga uji në rritje nga shkrirja e borës dhe reshjeve të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit. 

Policia konfirmoi sot në spitalin e Kumanovës është dorëzuar fëmijë i vdekur i fshatit Nikushtak. 

SPB Kumanovë informoi se po kryhen hetimet në fshatin ku u gjend fëmija.  

Fëmijë së bashku me vëllain e tij u kthye nga shkolla, në rrugën ku kalonin zakonisht, por uji në rritje i mori dy fëmijët. 

Vendasit ishin në gjendje për të shpëtuar njërin fëmijë, ndërsa tjetri edhe pse i dërguar në spital, nuk u arrit që t’i shpëtohet jeta.