Uji i kokosit ka efekt magjik në shëndetin tuaj

Shumë njerëz pretendojnë se uji i kokosit ka efekt magjik në shëndetin tonë. Ju ndoshta keni dëgjuar edhe për vajin e kokosit dhe shumë përfitime që ai sjellë.

Lifestyle

10/06/2015 19:22

Në këtë artikull ju do të mësoni rreth përfitimeve më të mëdha shëndetësore nga uji i kokosit, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë.

Praktikisht, uji i kokosit dhe plazma e gjakut në gjakun e njeriut kanë strukturë të përafërt. Kjo është dëshmuar nga përdorimi i ujit të kokosit si një zëvendësim i gjakut në konfliktet më të mëdha në të kaluarën, dhe në këtë mënyrë shumë jetë njerëzish ishin shpëtuar, transmeton Lajmi.net.

Këto ditë, uji i kokosit përdoret pothuajse në të gjithë botën, dhe ju mund ta gjeni atë ndoshta edhe në marketet afër qyteteve ku jetoni. Ndoshta shija e ujit nuk është aq e mirë, por fuqia e tij detoksinizuese dhe përfitimet e tjera shëndetësore janë të padiskutueshme.

Çfarë ndodh kur pini këtë ujë?
Do-you-Know-What-Will-Happen-if-You-Drink-Coconut-Water-For-7-Days
Uji i kokosit forcon sistemin imunitar dhe largon bakteret që shkaktojnë infeksione të traktit urinar, infeksione të mishit të dhëmbëve dhe viruset të cilat shkaktojnë ftohjen, sëmundje infektuese dhe tifonë, transmeton Lajmi.net.

Energjia juaj do të rritet menjëherë dhe prodhimi i hormoneve në gjëndrat tiroide do të rritet. Uji vepron si një shërues natyral dhe është shumë i dobishëm për njerëzit të cilët kanë sëmundje në veshka. Uji pastron traktin urinar dhe kanalet e fshikëzës. Toksina do të eliminohet dhe gurët në veshka do të copëtohen.

Uji i kokosit përmban sasi të lartë të fibrave, që e bën atë shumë të mirë për tretje. Me konsumim të rregullt të këtij uji, acidet në stomak do të eliminohen menjëherë.

Uji do ta bëjë lëkurën më të pastër dhe më të freskët, dhe poret e saj do të hapen. Përzieni këtë ujë me vaj ulliri në mënyrë që të pastroni organizmin tuaj dhe të eliminoni parazitët në zorrë, transmeton Lajmi.net.

Ekspertët pretendojnë se ky ujë zgjidhë shumë probleme shëndetësore edhe gjatë shtatzënisë. Vetëm një gotë ujë kokosi në ditë ua balancon elektrolitet, çekuilibri i të cilave mund të shkaktojë tension të lartë ose siç njihet ndryshe shtypje të lartë të gjakut.

Ky ujë është shumë i mirë edhe për dhimbje koke. Nëse e pini atë, dhimbja e kokës do të largohet dhe lëngjet e humbura do të rikthehen duke ju ndihmuar kështu që të kapërceni sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga dhimbja e kokës.

Nëse e pëlqeni lëkurën tuaj të ndezur dhe të dehidratuar gjatë ditës, pini një gotë ujë kokosi. Nëse keni humbur shumë energji gjatë disa aktiviteteve fizike, ju mund ta riktheni atë duke pirë këtë ujë, transmeton Lajmi.net.

Uji do të lërë efekte pozitiv në çdo pjesë të vetme të trupit. Uji i kokosit do t’ju ofrojë sistem më të fortë imunitar, rritje të energjisë, do t’ju ruaj nga bakteret dhe infeksionet, dhe shumë përfitime të tjera.