Ujësjellësi shkyç nga rrjeti një ndërtesë në Prishtinë, ja arsyejet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se sot,me datë 20.06.2017, ekipet e shkyçjes në bashkëpunim dhe bashkëveprim me departamentet përkatëse, kanë ndërmarrë veprim të për shkyçjen nga furnizimi me ujë të pijshëm të Hyrjes A/16 në rrugën “Bill Klinton”.

Lajme

20/06/2017 14:30

KUR “Prishtina” ka njoftuar se deri te veprimi i shkyçjes së kësaj hyrje ka ardhur, pasi që konsumatorët të cilët banojnë aty, nuk kanë qenë të gatshëm t’i kryejnë obligimet financiare që kanë ndaj KRU “Prishtina”.

“Përkundër shumë vërejtjeve, këshillave dhe takimeve që kemi pasur me banorë të kësaj hyrje, ata nuk kanë qenë të gatshëm që të sanojnë prishjen e brendshme dhe t’i kryejnë obligimet e tyre, si rezultat i kësaj jemi detyruar të aplikojmë Ligjin Për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit Nr.05/L-42, neni 28,29 saktësishtë paragrafet 2.2, 2.3, 3.33.6, 3.73.10 si dhe neni 29 paragrafi 1,2,3”, ka njoftuar KUR “Prishtina” në një komunikatë për media.

KRU ”Prishtina” u bënë thirrje qytetarëve, që të sanojnë rrjedhjet e brendshme, sepse janë të patolerueshme humbjet e ujit, ngase uji i humbur ka kosto, gjithashtu u ka bërë thirrje konsumatorëve të lartcekur që të kryejnë obligimet në mënyrë që të kyçen përsëri në sistemin e ujësjellësit. /Lajmi.net/