UFO-të vizituan Anglinë të dielën? (Video)

Një përdorues në YouTube pretendon se ka vërejtur një objekt të çuditshëm duke fluturuar mbi shtëpinë e axhës së tij në Mançester.

Fun

25/08/2015 11:24

Objekti ‘misterioz’ është parë në qiellin e Mançesterit të dielën, dhe është shpërndarë nga përdoruesi Chebbers Deighton, raporton Manchester Evening News.

Ai shkroi se e vërejti këtë objekt fluturues përderisa ishte duke shikuar nga dritarja e shtëpisë së axhës së tij, duke shtuar: “Alienët vizitojnë këtë vend për vite me radhë”, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, shumë shikues në YouTube i janë përgjigjur kësaj video me komente negative për shkak të kualitetit të dobët të videos. Një përdorues në YouTube shkroi: “Ky është budallallëku më i madh që kam parë. Nuk do ta mashtrosh askënd me këtë video”.

Ajo çfarë i ka bërë njerëzit të dyshojnë për këtë video është edhe data e paraqitur në të.

Në korrik, një video kishte kapur disa drita të çuditshme në qiellin e Mançesterit dhe në shkurt një përdorues tjetër i rrjeteve sociale pretendonte se kishte filmuar disa alienë në Mançester. (Lajmi.net)