UFO sulmon kampin Taliban në Afganistan?

Kjo video e pabesueshme tregon momentin kur një UFO sulmon dhe shkatërron një bazë të Talibanëve në Afganistan.

Fun

08/05/2014 14:32

Videoja 1 minutë e 34 sekondëshe, e postuar në Youtube, fillon me pamje të një objekti fluturues ngjyrë hiri në form trekëndëshi duke qëndruar pezull në qiell mbi qytetin lindor të Asadabad.

Teksa ekuipazhi i një automjeti të blinduar të NATO-s është duke bërë vëzhguar, disa drita fillojnë të ndezen në pjesën e poshtme të objektit misterioz.

Është e dukshme se objekti fillon të hap zjarr mbi diçka ose dikë, dhe për më pak se një sekond mund të shihen dhe dëgjohen shpërthimet.

Për pak çaste reja e tymit bëhet aq e madhe sa që objekti i misterioz mbulohet plotësisht nga tymi.

Por pastaj personi që po filmonte zmadhon pamjet për t\’i dhënë shikuesve një pamje më të qartë të objektit.

Videoja e titulluar UFO sulmon kampin Taliban raportohet të jetë xhiruar nga Marina Amerikane në Mars të këtij viti.

Disa njerëz thonë se pamjet nuk janë të vërtëta.

Ju mbetet juve ta gjykoni…