”UFO” mbi aeroport? Punonjësit mbeten pa fjalë (Foto)

Punonjësit e aeroportit mbetën pa fjalë kur panë një dritë të çuditshme në qiell që dukej si një ‘objekt’ jashtëtokësor.

Fun

21/08/2016 20:16

Pamja e pabesueshme, që dyshohet se është xhiruar në aeroportin e Miami, bëri që të gjithë të pranishmit të nxirrnin kamerat, për të filmuar këtë fenomen të çuditshëm.

“Shiko atë, woah, do të godasë aeroplanin”, thotë një burrë, teksa forma e çuditshme ngjyrë blu lëviz në qiell.

Në një moment, personi që realizoi këtë video lëviz në një pozicion tjetër për të treguar se objekti po lëviz lart në qiell.

Pasi u postua në faqen LiveLeak, videoja shkaktoi një debat të gjerë mes njerëzve, se çfarë mund të ishte.

Disa thanë se ishte një “pushtim nga hapësira”, ndërsa të tjerë se mund të ishte një fragment komete me përqindje të lartë uji dhe gazi të ngrirë.

Shumë prej atyre që e komentuan videon besojnë se është diçka tërësisht normale, siç mund të jetë gaz i lëshuar nga një raketë.