UFC po popullarizohet më shumë se boksi, arsyeja juritë e dobëta

UFC po e tejkalon boksin sa i përket popullaritetit dhe shikueshmërisë. Krejt kjo po ndodh si pasojë e vendimeve të dobëta të jurive.

Sport

03/12/2018 23:18

Kështu mendon boksieri, Amir Khan, ish kampioni botëror në boks, në peshat e mesme të lehta.

Reagime të shumta janë ngjallur pas vendimit të jurisë për barazimin ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Sipas shumicës së audiencës sportive, për të mos thënë gjithë audiencës, britaniku ishte fituesi i padiskutueshëm në atë duele.

“Kur ke një duel të madh si ai, por përfundon me barazim, nuk është mirë” ka thënë Khan për “talkSOPRT”, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja pse UFC po e tejkalon boksin” ka thënë tutje ai.

Deontay Wilder – Tyson Fury ishte një prej dueleve më të mëdha të vitit. Kualiteti i boksierëve duket se nuk është përshtatur aspak me kualitetet e jurisë, të cilët morën një vendim kontravers, vlerësuar nga audienca sportive.

Kujtojmë se barazimi i shkoi në favor boksierit amerikan, i cili mbetet kampion në WBC. /Lajmi.net/