UEFA zgjedh “Lojtarin e Javës” në Ligën e Kampionëve

Sadio Mane është zgjedhur ‘Lojtari i Javës’ në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2018 17:18

Liga e Kampionëve është rikthyer këtë javë me katër ndeshje të zhvilluara në kuadër të 1/16-tës.

Lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane është zgjedhur ‘Lojtari i Javës’.

Mane shkëlqeu me tri gola të shënuara në fitoren 0-5 të Liverpoolit në udhëtim te Porto, duke e siguruar kalimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë./Lajmi.net/