UEFA zbulon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve (FOTO)

UEFA ka zbuluar formacionin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Sport

05/06/2017 16:13

Real Madrid fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në finale Juventusin, 4:1.

Mbretërit bëhen skuadra e parë që fiton dy herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve.

E lojtari më i rëndësishëm i Realit këtë edicion, doli të jetë sërish Cristiano Ronaldo, që ishte vendimtar me gola në ndeshjet e fazës finale.

Këto paraqitje ia siguruan portugezit një vend në ekipin e sezonit në Ligën e Kampionëve, dhe në atë skuadër është edhe Lionel Messi.

Plot tetë lojtarë të Real Madridit, janë pjesë e këtij formacioni./Lajmi.net/