UEFA vendos për Serbi-Shqipëri më 2 dhjetor

Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur në UEFA kërkesën për apelin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Një përgjigje nga UEFA për këtë apel pritet të mirret me datën 2 dhjetor.

Sport

11/11/2014 14:08

Institucioni i futbollit shqiptar ka konfirmuar se Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur formalisht në UEFA, kërkesën për apelin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të marrë për ndeshjen e 14 tetorit, e cila u ndërpre, pas incidenteve të krijuara nga tifozët vendas.

Pavarësisht se i tërë faji i takonte vendasve, ishte Shqipëria ajo që u dënua nga UEFA, me një humbje 3-0 në tavolinë, duke bërë që ky skandal të marrë një jehonë të gjërë në botën e futbollit.

Sidoqoftë, për neve ekziston dhe një fije shpresë. UEFA pasi të shqyrtojë mirë kërkesën e apelit të dërguar nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të vendos për një përgigje, të cilën do takemi me datën 2 dhjetor.

Kombëtarja jonë është dënuar, pasi sipas UEFA-së, ka refuzuar kthimin në fushën e lojës. Përpos që humbëm në tavolinë me rezultat 3-0, FSHF-ja u dënua dhe me 100 mijë euro gjobë, duke adresuar asaj përgjegjësinë për shfaqjen e dronit me banerin politik mbi stadiumin e Partizanit në Beograd.