UEFA vendos për Ibrahimovicin

Komisioni Disiplinor i UEFA-së do të analizojë përjashtimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen kundër Chelseas.

Sport

12/03/2015 20:16

Komisioni Disiplinor i UEFA-së do të shqyrtojë mundësinë e anulimit të përjashtimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen kundër Chelseas.

Ylli suedez u ndëshkua me karton të kuq pas 31 minutash lojë në barazimin 2:2 me Blues në Stamford Bridge.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se Ibrahimovic nuk e meritoi përjashtimin dhe shpreson se ai do ta ketë mundësinë të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Andaj, UEFA ka njoftuar se do ta analizojë rastin para marrjes së një vendimi përfundimtar në ditët në vazhdim.