UEFA: VAR në Ligën e Kampionëve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dhënë një lajm rreth implementimit të sistemit VAR në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/11/2018 14:59

Ceferin gjatë një prononcimi dhënë së fundi ka thënë se sistemi VAR mund të zbatohet në Ligën e Kampionëve nga ky raund.

Gabimet e shpeshta të gjyqtarëve në Ligën e Kampionëve kanë shtyrë UEFA-n ta përdorë këtë sistem edhe në këtë garë, pas suksesit të treguar në Kupën e Botës dhe në Serie A.

“VAR mund të përdorët nga ky raund në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ceferin, përcjell ‘lajmi.net’.

“Brenda një javë do të përpilojmë planin përfundimtar, por më së voni do të hyjë në zbatim sezonin e ardhshëm”./Lajmi.net/