UEFA suspendon Pellegrini

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini është suspenduar nga UEFA për dy ndeshje pas kritikave ndaj gjyqtarit pas humbjes së skuadrës së tij nga Barcelona në Ligën e Kampionëve. Pellegrini ka kërkuar falje javën e kaluar pas kritikave ndaj gjyqtarit suedez Jonas Eriksson, duke e akuzuar atë se e favorizoi Barcelonën me vendimet e tij…

Sport

28/02/2014 15:34

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini është suspenduar nga UEFA për dy ndeshje pas kritikave ndaj gjyqtarit pas humbjes së skuadrës së tij nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Pellegrini ka kërkuar falje javën e kaluar pas kritikave ndaj gjyqtarit suedez Jonas Eriksson, duke e akuzuar atë se e favorizoi Barcelonën me vendimet e tij në humbjen 2:0 të Cityt në Etihad Stadium.

Skuadra e Pellegrinit mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mbrojtësit Martin Demichelis pas ndërhyrjes si futbollist i fundit ndaj Lionel Messit.

Argjentinasi shënoi nga penalltia, por Pellegrini u ankua se kontakti i parë mes tyre ishte bërë jashtë zonës.

Ai po ashtu insistoi se në po të njëjtin aksion ishte një ndërhyrje e palejueshme në favor të skuadrës së tij pas duelit të Sergio Busquetsit me Jesus Navas.

Mirëpo, UEFA vendosi ta shpall atë fajtor dhe e suspendoi për dy ndeshje nga drejtimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve.