UEFA suspendon Kloppin

Federata evropiane e Futbollit (UEFA) ka suspenduar për një ndeshje trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp. Kujtojmë, Klopp u përjashtua gjatë duelit kundër Napolit në San Paolo ku skuadra e tij pësoi humbje 2-1. Trajnerin mysafir e hidhëroi situata në minutën e 29-të kur gjyqtari i katërt nuk lejoi rikthimin në lojë të mbrojtësit Neven…

Sport

24/09/2013 12:20

Federata evropiane e Futbollit (UEFA) ka suspenduar për një ndeshje trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp.

Kujtojmë, Klopp u përjashtua gjatë duelit kundër Napolit në San Paolo ku skuadra e tij pësoi humbje 2-1. Trajnerin mysafir e hidhëroi situata në minutën e 29-të kur gjyqtari i katërt nuk lejoi rikthimin në lojë të mbrojtësit Neven Subotic në momentin kur vendasit kishin shënuar golin e epërsisë.

Klopp reagoi ashpër duke e sulmuar atë dhe u dërgua në tribuna. Dhe, sipas të përditshmes gjermane Bild, strategu i Dortmundit do ta paguajë agresionin me një ndeshje suspendim.

UEFA ende nuk e ka konfirmuar vendimin por sipas Bild, Klopp nuk do të ketë të drejtë të udhëheq skuadrën e tij në duelin e radhës kundër Olympique Marseille.