UEFA shtyen vendimin për Milanin

UEFA thuhet se do ta shtyej vendimin për dënimin e Milanit.

Sport

13/12/2018 12:28

UEFA nuk do ta dënojë sot Milanin, për shkak të ndeshjes së tyre në Ligën e Evropës.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do ta dënojë nesër skuadrën italiane për shkak të rregullit financiar, përcjell “lajmi.net”.

CAS vendosi që Diavolo të rivendoset dhe ta kthejë çështjen në Organin e Kontrollit Financiar të UEFA-s për të vendosur një sanksion të ri.

Pritej që vendimi të merret sot, por Sky tani po raporton se UEFA do ta marrë vendimin nesër.

Ka të ngjarë që Rossonerët të gjobiten, të monitorohen për tre vjet dhe të kenë kufij të vendosur në madhësinë e skuadrës. /Lajmi.net/