UEFA shpall formacionin më të mirë nga Liga e Kampionëve (Foto)

UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Sport

26/02/2015 21:08

Pas përfundimit të ndeshjeve të para në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve që lam pas.

Dhe, në skuadër – ani pse skuada e tij shënoi fitore – nuk gjendet sulmuesi i madh i Barcelonës, Lionel Messi. Ekipi ideal i xhiros është ky:

Portier: Bernd Leno (Bayer Leverkusen)

Mbrojtës: Branislav Ivanovic (Chelsea), Vyacheslav Shechuk (Shakhtar Donetsk), Aymen Abdennour (Monaco), Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë: Fabian Frei (Basel), Hakan Çalhanoğlu (Bayer Leverkusen), Fabinho (Monaco).

Sulmues: Alvaro Morata (Juventus), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (Barcelona).