UEFA shpall ekipin e javës (Foto)

UEFA ka publikuar ekipin më të mirë nga xhiroja e dytë e ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/10/2014 14:01

UEFA ka shpallur ekipin më të mirë të xhiros së dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në portë gjendet anëtari i Sportingut, Rui Patricio, kurse reparti defanziv formohet nga mbrojtësi i majtë, Suchy i Baselit, dyshja e Paris Saint-Germain, David Luiz e Marquinhos në qendër dhe Juanfran i Atletico Madridit në krahun e djathtë.

Në mesfushë, Son Heung-Min nga Bayer Leverkusen, Shinji Kagawa nga Borussia Dortmund dhe Karnitski nga BATE.

Treshja e sulmit janë Jackson Martinez i Portos, Danny Welbeck i Arsenalit dhe kapiteni i Romës, Francesco Totti.