UEFA prezanton ndryshimet në rregullore për Champions dhe Europa League

Ndryshime në Champions dhe Europa League.

Sport

31/05/2018 07:26

UEFA ka prezantuar ndryshimet e reja, që do të hynë në fuqi për garat e Champions dhe Europa League, për 3-vjeçarin 2018-2021. Kështu është marrë vendimi për lejimin e një zëvendësimi të 4-t, për ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, që shkojnë në kohën shtesë prej 30 minutash.

Gjithashtu ka risi edhe për oraret, pasi është hequr ora 20:45, me takimet që tashmë do të nisin më 21:00, ndërsa dy prej ndeshjeve të çdo dite, do të startojnë më 18:55.

Ja ndryshimet e plota për 3 sezonet në vijim të UEFA dhe Europa League:

    •  Shtimi i një zëvendësimi të katërt, që mund të përdoret vetëm në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë dhe vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash. Ky zëvendësim nuk do të influencojë kohën e kryerjes së 3 të tjerëve.
    •  Vetëm për ndeshjet finale të Championsit, Europa Leagues dhe të Superkupës së Europës, do të lejohet që një skuadër të grumbullojë 23 lojtarë, pra të ketë 12 futbollistë në pankinë. Rregullorja aktuale parashikon 18 lojtarë të grumbulluar, 11 në fushë dhe 7 në pankinë.
    •  Të gjitha takimet, duke filluar që nga faza e grupeve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Champions League, do të startojnë në orën 21:00. Vetëm në fazën e grupeve, dy takimet e çdo dite do të luhen më 18:55. Sa i përket Europa Leagues, nga faza e grupeve, deri në atë të 1/8-ave, do të luhet me dy fasha oraresh, 18:55 dhe 21:00, ndërsa më pas vetëm në orarin e dytë. Si në Champions, ashtu edhe në Europa League, ndeshjet e fundit e fazës së grupeve, do të fillojnë të gjitha në të njëjtin orar, pra më 21:00.
    •  Pas fazës së grupeve të Champions dhe Europa League, një klub mund të shtojë në organikë për Europën vetëm 3 futbollistë të rinj, me kushtin që ata të mos kenë probleme të tjera penguese, si aktivizimi në grupe me në tjetër skuadër.
    •  Çdo skuadër që eliminohet në kualifikueset e Champions League, do të ketë një shans tjetër në Europa League.