UEFA pasuron arkën e Dritës

260 mijë euro, kaq do t’i fitojë Drita tani nga UEFA që do të bëjë gara në Europa League.

Sport

17/07/2018 23:29

Aventura e Dritës në Champions League ka përfunduar në rundin e parë, pasi humbi 5-0 me rezultat të përgjithshëm nga skuadra suedeze, Malmo.

Drita tani do të luajë në raundin e dytë të kualifikimeve në Europa League, ku sërish do të marrë bonuse nga UEFA.

Si kampion i Kosovës, Drita ka marrë nga UEFA shumën e 260 mijë eurove. Vetëm për pjesëmarrjen në rundin para eliminator të Ligës së Kampionëve, ka marrë 230 mijë euro. Kualifikimi në rundin e parë i ka sjellë Dritës edhe 280 mijë euro të tjera.

Ndërsa tani në Europa League do të marrë edhe 260 mijë euro tjera bonuse nga UEFA.