UEFA ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Nga fillimi i sezonit të ardhshëm, pra 2018/19, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare të ndryshme.

Sport

29/11/2017 14:41

UEFA ka bërë të ditur ndryshimin e orareve për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Nga edicioni i ardhshëm, asnjë ballafaqim nuk do të fillojë më në ora 20:45.

Nga fillimi i sezonit të ardhshëm, pra 2018/19, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare të ndryshme: dy ndeshje do të nisin nga ora 19:00, ndërsa gjashtë ndeshjet e mbetura do të nisin nga ora 21:00. /Lajmi.net/