UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar se nga edicioni i ardhshëm vetëm kampionët e ligave përkatëse, dhe kampioni në fuqi i Evropës, do të jenë bartës të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/10/2014 19:14

UEFA ka konfirmuar se do të konsiderojë mundësinë e ndryshimit të sistemit të bartësve të grupeve në Ligën e Kampionëve ku vetëm fituesit e ligave përkatëse dhe kampionit në fuqi të Evropës, do të jenë në vazon e parë.

Sistemi i tanishëm parasheh klubet të ndara në vazo të ndryshme varësisht nga koeficienti i tyre i bazuar në paraqitjet e viteve të kaluara.

Por, shtëpia evropiane e futbollit ka konfirmuar se me sistemin e ri që mund të hyjë në fuqi nga edicioni i ardhshëm, do të jetë më ndryshe.

Propozimi duhet të miratohet nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s.